Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Viti 2025 shënoi një kthesë interesante në mënyrën si e jetojmë, e shfaqim dhe e ndajmë jetën tonë. Gjërat që dikur konsideroheshin “status”, sot duken të zakonshme, ndërsa ajo që vlerësohet gjithnjë e më shumë është qetësia, privatësia dhe natyralja. Me hyrjen në vitin 2026, disa trende duken se e kanë konsumuar ciklin e tyre dhe po mbeten pas. Modeli i ekspozimit të vazhdueshëm online po humbet terren. Postimet e përditshme, rrëfimet personale dhe jeta “live” për publikun nuk duken më aspiruese, por të lodhshme. Shumë përdorues po zgjedhin të jenë më selektivë, ose të padukshëm. Fundi i mani-së së shisheve gjigante Hidratimi mbetet prioritet, por shishet voluminoze të ujit, dikur simbol i stilit “wellness”, po shihen gjithnjë e më pak si trend dhe më...