Ky është burgu ku po mbahet presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro

Ky është burgu ku po mbahet presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro

Bota E Hënë, 5 Janar 2026 09:21 Nicolás Maduro, presidenti i Venezuelës i arrestuar nga Shtetet e Bashkuara të shtunën më 3 janar, po mbahet në një kompleks famëkeq në Bruklin, i cili për shkak të kushteve është përshkruar si “ferri mbi tokë”. Qendra Metropolitane e Paraburgimit (Metropolitan Detention Center – MDC), është një strukturë masive në qendër të Bruklinit, e cila prej dekadash ka strehuar disa nga të pandehurit më famëkeqë të Shteteve të Bashkuara në pritje të gjyqit. E njohur si MDC, ajo është një nga burgjet federale më të mëdha në vend, me rreth 1.600 të burgosur në çdo moment. Ndërsa disa prej tyre përballen me akuza të rënda, si trafik ndërkombëtar droge apo terrorizëm, shumica dërrmuese akuzohen për vepra penale më...