Kuvendi i Kosovës dështon të zgjedhë Presidentin! LVV i drejtohet Kushtetueses

Kuvendi i Kosovës dështon të zgjedhë Presidentin! LVV i drejtohet Kushtetueses

pamje nga Kuvendi KOSOVË-Më 5 mars, ditën e fundit kur Kosova duhej t’i niste procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri sipas afatit kushtetues, procesi dështoi në Kuvend. Dy kandidatë ishin të propozuar për president, Glauk Konjufca nga Vetëvendosja dhe Fatmire Kollçaku, po ashtu nga Lëvizja Vetëvendosje. Seanca u ndërpre në mungesë të kuorumit, pasi në sallë mungoi opozita.  Ndryshimet e propozuara kushtetuese nuk kaluan në Kuvend dhe partia e kryeministrit Albin Kurti doli me kandidaten e dytë për president në çastin e fundit: Fatmire Kollçaku-Mullhaxhën. Për ta filluar votimin për president, sipas ligjit, duhej të ishin të paktën 80 deputetë të pranishëm në seancë, por opozita e braktisi sallën. Vetëm 66 deputetë të shumicës parlamentare morën pjesë në seancë. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk pati...