Kuvendi i Kosov sot vazhdon seancën për buxhetin 2026
Sot vazhdon seanca e jashtëzakonshme plenare e Kuvendi i Kosovës, në të cilën do të diskutohet për buxhetin e shtetit. Pas diskutimeve me shefat e grupeve parlamentare, të premten, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se seanca për buxhetin është shtyrë për sot dhe do të fillojë në orën 10:00. Votimi i buxhetit për vitin 2026 në lexim të parë hasi në kundërshtimin e partive opozitare, të cilat kërkuan më shumë kohë për të shqyrtuar dokumentin prej rreth 700 faqesh. Deputetët e opozitës kanë deklaruar se duhet ta lexojnë dokumentin për të pasur mundësi të bëjnë propozime konkrete. Më pas, Haxhiu i thirri për konsultim shefat e grupeve parlamentare dhe vendosi ta shtyjë seancën. Buxheti i propozuar është në vlerë prej 4 miliardë eurosh....
Burimi:
syri.net