Kush është shteti që do ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 14 vjeç
Austria planifikon të ndalojë aksesin në mediat sociale për fëmijët nën moshën 14 vjeç deri në fillimin e vitit të ardhshëm shkollor në vjeshtë, njoftoi Alexander Proll, sekretari i përgjithshëm i Partisë Popullore të vendit. “Qëllimi ynë është të sigurohemi që të ndërmerren hapa konkretë për të zbatuar [ndalimin] para fillimit të vitit të ri shkollor. Hapi i parë, sipas mendimit tim, do të ishte formimi i një grupi ekspertësh dhe përfaqësuesish të partive politike. I dyti – dhe ne tashmë po e adresojmë këtë çështje prapa skenave – është zbatimi i masave dhe detajeve specifike teknike”, i tha ai stacionit radiofonik O1. Ai tha se qeveria austriake do të ndjekë “shembullin e Australisë, ku përgjegjësia për zbatimin e ndalimit iu vu vetë platformave”. Ndërkohë,...
Burimi:
syri.net