Kush do e drejtojë kartelin pas vdekjes së El Menchos? Njihuni me djalin e birësuar të bosit të bosit të drogës, El Pelon
Të paktën 60 persona janë vrarë në një valë dhune që ka shpërthyer në 20 shtete në Meksikë pas vdekjes së Nemesio Oseguera, i njohur si “El Mencho”, udhëheqësi i kartelit Jalisco New Generation (CJNG). Operacioni ku u ekzekutua “El Mencho” u zhvillua në zonat më të shtrenjta dhe ekskluzive të banimit të shtetit Jalisco, në Tapalpa. Qeveria meksikane njoftoi të martën në mbrëmje se situata e sigurisë në shtet tani është stabilizuar. Megjithatë, pas vrasjes së Nemesio Oseguera, kanë filluar spekulimet se kush do të marrë përsipër frenat e kartelit, dhe duket se kandidati kryesor për këtë pozicion është një burrë i lindur në Kaliforni. Sipas New York Post, Juan Carlos Valencia Gonzalez është shfaqur si kandidati kryesor për të marrë përsipër organizatën kriminale....
Burimi:
top-channel.tv