Kurti e Abdixhiku sërish pa konsensus për postin e presidentit, LDK-ja thërret mbledhje
albin kurti-Lumir Abdixhiku KOSOVË- “Ende nuk e kemi zgjidhjen, por do t’ju njoftojmë së shpejti”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të zhvilluar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Sipas Kurtit, takimi ishte “në një atmosferë konstruktive”, ndërsa çdo zhvillim i ri tha se do të bëhet i ditur për publikun. Duke folur për mediat pranë Kuvendit të Kosovës, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, bëri të ditur se grupi parlamentar i LDK-së do të mblidhet sot. Deputetë të tjerë të LDK-së që u deklaruan për media, Kujtim Shala dhe Anton Quni, sinjalizuan se një vendim për postin e presidentit do të merret në atë takim. Takimi vjen teksa afati kushtetues për...
Burimi:
zeri.ai