“Kur miqtë shtrëngojnë duart, kjo duhet të thotë diçka”, Presidentja e KE: Tarifat e Trump janë një gabim!

“Kur miqtë shtrëngojnë duart, kjo duhet të thotë diçka”, Presidentja e KE: Tarifat e Trump janë një gabim!

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen ka adresuar drejtpërdrejt situatën e Groenlandës, duke thënë se Evropa është “plotësisht e angazhuar” kur bëhet fjalë për sigurinë e Arktikut. “Ne ndajmë objektivat e Shteteve të Bashkuara në këtë drejtim”, thotë ajo. Von der Leyen deklaroi se siguria e Arktikut mund të arrihet vetëm së bashku, duke thënë se kjo është arsyeja pse tarifat shtesë të propozuara nga Trump janë “një gabim”. Duke iu referuar marrëveshjes tregtare SHBA-BE të arritur korrikun e kaluar, ajo thotë se “një marrëveshje është një marrëveshje”. “Kur miqtë shtrëngojnë duart, kjo duhet të thotë diçka”. Megjithatë, ajo thotë se përgjigjja e Evropës do të jetë “e palëkundur, e bashkuar dhe proporcionale”.