Kur do të mbarojë lufta? Trump: Drejt fundit. Irani: E vendosim. Izraeli: Do koordinohemi me SHBA-të

Kur do të mbarojë lufta? Trump: Drejt fundit. Irani: E vendosim. Izraeli: Do koordinohemi me SHBA-të

Donald Trump WASHINGTON- Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se konflikti në Iran është “pothuajse i mbaruar”, ndërsa theksoi se SHBA nuk do të ndalet derisa “armiku të mposhtet plotësisht”. Më tej, Trump deklaroi se po shqyrton mundësinë e marrjes nën kontroll të Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë. Sipas “The Wall Street Journal”, presidenti amerikan mund të mbështesë edhe eliminimin e Mojtaba Khamenei nëse ai nuk braktis programin bërthamor të Iranit. Mojtaba është emëruar si pasardhësi i babait të tij, Ali Khameneit. Ndërkohë, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së publikoi një mesazh të ashpër në rrjetet sociale lidhur me konfliktin me Iranin, duke përdorur shprehjen “pa mëshirë”. Trump shtoi se aktualisht nuk është pranë marrjes së...