Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Kujdes, pamje të rënda/ Ky është momenti kur polici qëllon për vdekje 37-vjeçaren në Minneapolis
Një video e filmuar nga agjenti amerikan i imigracionit, i cili qëlloi për vdekje një grua në Minneapolis të mërkurën, është publikuar, duke treguar momentet para se të dëgjoheshin të shtënat me armë zjarri si dhe kur qëllohet. Pamja 47-sekondëshe tregon Renee Nicole Good në timon dhe duke folur me oficerin. Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, e ndau klipin në mediat sociale, duke komentuar se agjenti kishte vepruar në vetëmbrojtje. Zyrtarët vendas kanë këmbëngulur se gruaja nuk paraqiste rrezik. VIDEO Në pamje shihet një agjent tjetër që i afrohet Goodit nga ana e shoferit dhe përdor një fjalë të pahijshme ndërsa ai i thotë: “Dil nga makina”. Agjenti që po filmon lëviz përpara makinës së Good ndërsa ajo bën prapa. Brenda disa sekondash kaotike, ajo...