“Kuba është një shtet i dështuar”, Trump: Duhet të bëjnë marrëveshje, Rubio po bisedon me ta
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e përshkroi Kubën si një “shtet të dështuar” dhe i bëri thirrje Havanës të arrijë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, megjithëse hodhi poshtë mundësinë e një operacioni amerikan për të përmbysur qeverinë kubaneze. “Kuba është një shtet i dështuar tani”, u tha Trump gazetarëve në Air Force One. Në të njëjtën kohë, republikani shtoi se SHBA-të po flasin me Kubën “tani për tani”, duke shpjeguar se Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka marrë përsipër bisedimet. “Ata duhet të arrijnë patjetër një marrëveshje”, tha Trump. “Do të shohim se si do të shkojë. Por ne dhe Kuba po flasim. Ndërkohë, ka një embargo, nuk ka naftë, nuk ka para”, vazhdoi ai. Megjithatë, kur u pyet nëse do të...
Burimi:
top-channel.tv