Kryeministrja e Danimarkës i kërkon Trumpit të ndalë kërcënimet për Groenlandën: Nuk është në shitje!

Kryeministrja e Danimarkës i kërkon Trumpit të ndalë kërcënimet për Groenlandën: Nuk është në shitje!

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, i ka kërkuar publikisht presidentit amerikan Donald Trump të ndalë “kërcënimet” për marrjen e Groenlandës, duke theksuar se SHBA nuk ka asnjë të drejtë të aneksojë territorin. “Nuk ka absolutisht asnjë kuptim të flitet për nevojën që Shtetet e Bashkuara të marrin Groenlandën. SHBA nuk ka të drejtë të aneksojë asnjërin prej tre vendeve të Mbretërisë Daneze,” deklaroi Frederiksen në një reagim zyrtar të publikuar në faqen e qeverisë daneze. Reagimi vjen pasi Katie Miller, bashkëshortja e një këshilltari të Trumpit, publikoi në rrjetet sociale një hartë të Groenlandës me ngjyrat e flamurit amerikan dhe fjalën “SOON”, duke nxitur polemika të forta në Kopenhagen. Frederiksen theksoi se Danimarka dhe Groenlanda janë pjesë e NATO-s dhe të mbuluara nga garancia e...