Kryeministrja e Danimarkës: “Groenlanda nuk është për shitje, Trump nuk heq dorë”

Kryeministrja e Danimarkës: “Groenlanda nuk është për shitje, Trump nuk heq dorë”

Bota E Diel, 15 Shkurt 2026 11:36 Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, deklaroi se presidenti amerikan, Donald Trump, vazhdon të ketë interes të madh për Groenlandën. Megjithatë, ajo theksoi se sovraniteti i ishullit duhet të respektohet, duke shtuar se populli i Groenlandës ka bërë të qartë se nuk dëshiron të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. “Dëshira e presidentit amerikan mbetet e njëjtë,” tha Frederiksen gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih. Ajo është e hapur për të diskutuar çështje që lidhen me sigurinë në Arktik, por shtoi se ka kufij për këtë temë. Kur u pyet nëse do të konsideronte caktojnë një çmim për ishullin në rast presioni nga Trump, Frederiksen e mohoi kategorikisht mundësinë. “Sigurisht që jo. A mund t’i caktoni ju çmimin një...