Kryeministrja daneze viziton sot Groenlandën

Kryeministrja daneze viziton sot Groenlandën

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen do të udhëtojë sot për në Nuuk, kryeqytetin e Groenlandës, njoftoi ajo. Atje, Frederiksen do të takohet me homologun e saj Jens- Fredrik Nielsen, ndërsa Ministri i Jashtëm danez vuri në dukje se bisedimet me SHBA-në mbi sigurinë e ishullit do të fillojnë “shumë shpejt”. Ndërkohë, Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot tha se do të udhëtojë për në Groenlandë “në ditët në vijim”. Takimi i Frederiksen me Nielsen vjen pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump u tërhoq nga kërcënimet e tij për të marrë Groenlandën me forcë, pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Davos të mërkurën. Gjatë bisedimeve, Trump dhe Rutte arritën një “marrëveshje” mbi Groenlandën, detajet e së cilës mbeten të paqarta. Frederiksen do të udhëtojë për në Nuuk direkt nga Brukseli, ku u takua me Rutte-n, i cili...