Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”
Kroacia nuk do t’i bashkohet “Bordit të Paqes”, ka njoftuar kryeministri kroat Andrej Plenković. Duke folur për mediat, Plenković tha se vendimi është marrë pas një analize të detajuar, por pa dhënë shpjegime konkrete për arsyet e mosangazhimit të Kroacisë. “Qëndrimi i qeverisë është që, për momentin, Kroacia të mos i bashkohet Këshillit të Paqes për disa arsye”, deklaroi ai, duke shtuar se nuk do t’i bëjë publike këto arsye. Qeveria kroate kishte bërë më herët të ditur se vendi ishte ftuar të bëhej pjesë e kësaj strukture, e cila pritet të drejtohet nga Donald Trump. Plenković kishte theksuar gjithashtu se, si vend anëtar i Bashkimit Evropian, Kroacia priste fillimisht një qëndrim të përbashkët të BE-së për këtë çështje. Krijimi i “Bordit të Paqes” u shpall javën...
Burimi:
opinion.al