Kryeministri britanik Starmer bën humor me Macron, shfaqet me syze dielli dhe flet frengjisht (VIDEO)
Kryeministri britanik, Kir Starmer, u shfaq ndryshe në një emision në Londër, duke fituar simpatinë e publikut kur u ngjit në skenë me syze dielli aviator, në një referencë të qartë ndaj presidentit francez, Emanuel Macron. Starmer mori pjesë në shfaqjen “The Political Party Live” në Duchess Theatre, ku dha një intervistë përpara spektatorëve, duke lënë për pak kohë pas profilin serioz politik. Në një video të postuar nga vetë kryeministri në TikTok, ai pranon një palë syze dielli dhe i vendos pa hezitim, duke thënë “Bonjour”, gjë që shkaktoi të qeshura mes publikut. @keirstarmer @Emmanuel Macron ♬ original sound – Keir Starmer Momenti iu referua pjesëmarrjes së Macron në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku presidenti francez ishte vënë re me syze të ngjashme....
Burimi:
vizionplus.tv