Kryeministri Belg-Trump: Tërhiqu ose marrëdhëniet SHBA-Europë do të marrin fund

Kryeministri Belg-Trump: Tërhiqu ose marrëdhëniet SHBA-Europë do të marrin fund

Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, ka bërë një paralajmërim të fortë ndaj Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se presidenti Donald Trump po “kalon vijat e kuqe” dhe se marrëdhëniet tradicionale mes Europës dhe SHBA-ve rrezikojnë të hyjnë në fundin e tyre historik. “Deri tani, ne u përpoqëm të qetësonim presidentin e ri në Shtëpinë e Bardhë. Ishim shumë tolerantë, edhe me tarifat doganore. Ishim tolerantë me shpresën se do të merrnim mbështetje për luftën në Ukrainë”, u shpreh kryeministri belg. Ai theksoi se situata ka ndryshuar ndjeshëm, duke shtuar se po kapërcehen gjithnjë e më shumë kufij që, sipas tij, cenojnë dinjitetin politik të Europës.“Tani po kalohen kaq shumë vija të kuqe, sa duhet të zgjedhësh mes dinjitetit tënd. Të jesh një vasal i kënaqur është...