Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Krizë e re humanitare në Gaza”/ Izraeli paralajmëron pezullimin e ndihmave, shkak mosrespektimi i kufizimeve të vendosura ndaj organizatave ndërkombëtarë
Disa organizata ndërkombëtare humanitare, përfshirë Mjekët pa Kufij (MSF), rrezikojnë të pezullojnë aktivitetin e tyre në Gaza duke filluar nga e enjtja, për shkak të mosrespektimit të kufizimeve të reja të vendosura nga Izraeli për grupet e ndihmës që veprojnë në enklavën e shkatërruar nga lufta. Izraeli njoftoi të martën se do të pezullojë operacionet e organizatave ndërkombëtare që nuk kanë rinovuar regjistrimin e tyre, një proces që përfshin kërkesën për dorëzimin e të dhënave personale të stafit që punon në Gaza. Agjencitë humanitare kanë shprehur shqetësime serioze për sigurinë e punonjësve të tyre dhe kanë kundërshtuar këto kërkesa. Sipas ‘CNN’, vendimi vjen në një kohë kur 10 vende perëndimore paralajmëruan për një “përkeqësim të ri” të situatës humanitare në Gaza, duke e përshkruar atë...