Kriza në Ngushticën Hormuzit, Organizata Ndërkombëtare Detare thirrje urgjente për një korridor të sigurt për anijet tregtare
Organizata Ndërkombëtare Detare u ka bërë thirrje vendeve anëtare për krijimin e një korridori të sigurt detar për trafikun tregtar në Ngushticën e Hormuzit, e cila aktualisht është në masë të madhe e bllokuar nga Irani, si reagim ndaj sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit. Deklarata u miratua nga Këshilli i Organizatës Ndërkombëtare Detare gjatë një mbledhjeje emergjente të zhvilluar në Londër, e fokusuar në pasojat e konfliktit në Gjirin Persik. Dokumenti bazohet edhe në thirrjen e sekretarit të përgjithshëm të organizatës, Arsenio Dominguez, i cili kërkoi masa urgjente për të garantuar sigurinë e lundrimit ndërkombëtar. Sipas deklaratës, krijimi i një “korridori detar të sigurt” shihet si një masë e përkohshme dhe e domosdoshme për rikthimin e lëvizjes së anijeve tregtare. Trafiku në këtë rrugë jetike...
Burimi:
top-channel.tv