Kriza në Lindjen e Mesme/ Von der Leyen paralajmëron: Urgjent negociata që të hapet Hormuzi

Kriza në Lindjen e Mesme/ Von der Leyen paralajmëron: Urgjent negociata që të hapet Hormuzi

Shtetet e Bashkuara dhe Irani duhet të ulen në tryezën e negociatave në mënyrë që t`i jepet fund menjëherë bllokimit të Ngushticës së Hormuzit, si dhe më gjerë konfliktit në Lindjen e Mesme Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u shpreh se përpjekjet e Iranit për të mbyllur këtë rrugë strategjike detare përmes sulmeve ndaj anijeve tregtare të paarmatosura dhe infrastrukturës kritike “duhet të dënohen”. Por në të njëjtën kohë, ajo insistoi në zgjidhjen e krizës. “Irani duhet të ndërpresë menjëherë kërcënimet, vendosjen e minave, sulmet me dronë dhe raketa, dhe çdo përpjekje tjetër për të bllokuar ngushticën për anijet tregtare. Situata është kritike për furnizimin me energji për aleatët në mbarë botën Ne të gjithë po i ndiejmë pasojat indirekte mbi çmimet...