Kriza në Lindjen e Mesme përshkallëzohet, Trump kërkon dorëzimin pa kushte të Iranit

Kriza në Lindjen e Mesme përshkallëzohet, Trump kërkon dorëzimin pa kushte të Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk do të ketë marrëveshje me Iranin, përveçse në rast të një “dorëzimi pa kushte”. Ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë rol në të ardhmen politike të Iranit, duke e bërë të qartë se nuk ka hapësirë për negociata. Trump theksoi se pas çdo kapitullimi, Irani duhet të zgjedhë një udhëheqës të ri të pranueshëm për administratën e tij. Ndërkohë, ushtria izraelite ka njoftuar se ka shkatërruar një bunker komandues në Teheran, duke përdorur 50 avionë luftarakë. IDF raportoi gjithashtu se ka zbuluar raketa të lëshuara nga Irani drejt Izraelit, duke lëshuar alarme për popullsinë civile. Bilanci i viktimave po rritet ndjeshëm. Ministria e Shëndetësisë në Iran thotë se 200 fëmijë janë vrarë dhe...