Kriza në Lindjen e Mesme: Irani mohon pretendimet e Trumpit për bisedime
Izraeli dhe shtetet e Gjirit Persik janë goditur të martën nga Irani, edhe pse presidenti amerikan, Donald Trump, tha një ditë më parë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në bisedime me Republikën Islamike për t’i dhënë fund luftës. Madje Trumpi shtyu ultimatumin për Iranin që ta hapë Ngushticën e Hormuzit për anijet ose do të përballet me sulme mbi termocentrale. Shtyrja nga Trumpi ndikoi në uljen e çmimit të derivateve në botë. “Asnjë negociatë s’është mbajtur me SHBA-në”, ka thënë kryeparlamentari iranian Mohammad Bagher Qalibaf, nëpërmjet një publikimi në “X”. Ai ka shtuar se “lajmet e rreme po përdoren për të manipuluar tregjet financiare dhe të derivateve”. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ndërkaq ka thënë se Izraeli do të vazhdojë ta sulmojë Iranin dhe...
Burimi:
opinion.al