Kriza Kinë-Japoni, lufta e ‘nervave’ godet tashmë edhe ‘sake-n’

Kriza Kinë-Japoni, lufta e ‘nervave’ godet tashmë edhe ‘sake-n’

Eksportet e sake-së, (pije alkoolike tradicionale japoneze) Kinës po përballen me vonesa për shkak të tensioneve diplomatike mes Pekinit dhe Tokios, të cilat zgjasin prej muajsh. Procedurat doganore për produktet japoneze po zgjasin nga disa javë deri në një muaj, ndërsa në disa raste koha e zhdoganimit është dyfishuar, raportojnë mediat japoneze. Kina ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministres japoneze Sanae Takaichi, e cila paralajmëroi për një mundësim reagimi ushtarak të Tokios në rast të një sulmi kinez ndaj Tajvanit. Përveç vonesave të eksportit të pijeve, Pekini ka goditur produktet detare japoneze, ka këshilluar qytetarët e vet të mos udhëtojnë në Japoni dhe ka anuluar ngjarje kulturore. Kina është tregu kryesor për sake-n japonez, me blerje që kapin 11,6 miliardë yen (rreth 63 milionë euro)...