Kriza godet industrinë gjermane, 124 mijë vende pune humben në uzinat e makinave, paralajmërohen shkurtime të tjera
Industria gjermane po përballet me pasoja të rënda nga dobësimi ekonomik, duke shënuar një reduktim të ndjeshëm të vendeve të punës gjatë vitit të kaluar. Sipas një analize, rreth 5.38 milionë persona ishin të punësuar në sektor, afro 124 mijë më pak krahasuar me një vit më parë. Studimi, i bazuar në të dhënat e Zyrës Federale të Statistikave dhe që përfshin kompanitë me të paktën 50 punonjës, tregon se humbjet e vendeve të punës kanë qenë pothuajse dyfish më të larta se një vit më parë. Goditjen më të fortë e ka marrë industria automobilistike, e cila ka shkurtuar rreth 50 mijë vende pune, ndërsa sektorët kimik dhe farmaceutik kanë shfaqur qëndrueshmëri relative, me rreth 2 mijë vende pune të humbura. Ekspertët paralajmërojnë se...
Burimi:
top-channel.tv