Krishtlindjet vijnë me kaos, të gjithë aeroportet europiane nisin greva në dhjetor
Një javë përpara Krishtlindjeve, punonjësit e aeroporteve kudo në Europë kanë nisur të organizojnë kundërpërgjigjen e tyre ndaj asaj që e konsiderojnë “sjellje në stil Grinchi” nga ana e punëdhënësve, me në fokus kryesor pagat e ulëta. Grevat në periudhë udhëtimesh po kthehen në një mekanizëm të njohur të sezonit festiv, pasi punonjësit qëllimisht shënjestrojnë njërën prej periudhave më të ngarkuara të vitit në luftën e tyre për rroga më të larta dhe kushte më të mira pune. Disa greva planifikohen muaj më parë, ndërsa të tjerat njoftohen vetëm pak ditë përpara se të nisin vërtet. Në Itali, punonjës të shërbimit tokësor, ekuipazhi i linjave ajrore dhe kontrollorë të trafikut ajror kanë njoftuar pjesëmarrjen në një grevë të koordinuar dhe po e paralajmërojnë vendin për...