Krimi në SHBA në nivelin më të ulët historik? Trump: Shkak, politikat e mia për vendosjen e rendit dhe ligjit
Presidenti amerikan Donald Trump këmbëngul se krimi dhe vrasjet në SHBA janë në nivelin më të ulët të 125 viteve të fundit, duke ia atribuuar këtë zhvillim politikave të tij për “vendosjen e ligjit dhe rendit”. BBC analizoi të dhënat të cilat sipas saj tregojnë se niveli i krimeve të dhunshme në SHBA ka rënë ndjeshëm dhe në 2024-tën, arriti nivelin më të ulët prej dekadash. FBI është burimi kryesor i statistikave të krimit në Shtetet e Bashkuara. Ajo nuk mat krimin në tërësi, por përllogarit numrin e veprave penale të dhunshme të raportuara në polici. Këtyre përfshihen vrasjet, si ato të paramenduara e ato nga pakujdesia, dhuna seksuale, grabitja e sulmi. Në një njoftim të fundit për shtyp, Shtëpia e Bardhë këmbëngulte se rënia...
Burimi:
top-channel.tv