Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA: Rritja e çmimit të karburantit zhduket brenda disa javësh
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Mike Johnson, tha se operacioni ushtarak në Iran është “me qëllim të kufizuar në fushëveprim dhe mision”. Ai u tha gjithashtu gazetarëve në Florida të martën se mendon që misioni “po arrihet”. “Është pothuajse e përfunduar,” tha republikani. Ai e karakterizoi rritjen e çmimeve të karburantit në SHBA si një “ngërç të përkohshëm” që do të zhdukej brenda “disa javësh”.
Burimi:
ntv.al