Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Kreta shndërrohet në pikë kyçe të emigracionit në Mesdheun Lindor
Fluksi i emigrantëve drejt ishullit të Kretës vijon pa u ndalur, duke ushtruar presion të vazhdueshëm mbi autoritetet greke dhe strukturat e pritjes. Vetëm gjatë mëngjesit të sotëm, Roja Bregdetare Greke ka kryer dy operacione të reja shpëtimi, pas lokalizimit të dy gomoneve me gjithsej 61 emigrantë në det të hapur, në jug të ishullit të Gavdos. Në operacionet e shpëtimit morën pjesë edhe forcat e FRONTEX-it, të cilat ndihmuan në nxjerrjen e sigurt të të gjithë personave në breg. Emigrantët pritet të transportohen drejt portit të Paleohorës në rajonin e Hanias dhe më pas në kampin e përkohshëm të pritjes në Agia. Ky kamp ishte mbushur vetëm një ditë më parë me mbi 550 persona, pas një serie operacionesh shpëtimi të njëpasnjëshme gjatë ditëve...