Krerët e inteligjencës evropiane zbulojnë prapaskenat e bisedimeve Rusi-SHBA-Ukrainë: Moska nuk do ta përfundojë luftën, negociatat janë teatër rus

Krerët e inteligjencës evropiane zbulojnë prapaskenat e bisedimeve Rusi-SHBA-Ukrainë: Moska nuk do ta përfundojë luftën, negociatat janë teatër rus

Krerët e inteligjencës evropiane janë pesimistë në lidhje me shanset e arritjes së një marrëveshjeje këtë vit për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, pavarësisht pretendimeve të Donald Trump se bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-të e kanë sjellë perspektivën e një marrëveshjeje “mjaftueshëm afër”. Krerët e pesë agjencive evropiane të spiunazhit, të cilët folën me Reuters ditët e fundit thanë se Rusia nuk donte ta përfundonte luftën. Katër prej tyre thanë se Moska po i përdorte bisedimet me SHBA-në për të nxitur lehtësimin e sanksioneve dhe marrëveshje biznesi. “Bisedimet, raundi i fundit i të cilave u zhvillua në Gjenevë këtë javë, janë ‘teatër negociatash’”, tha një nga shefat e inteligjencës evropiane. Vërejtjet tregojnë një hendek të habitshëm në të menduarit midis kryeqyteteve evropiane...