No Image Available

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe këshilltari i tij, Yuri Ushakov. Fotografi nga arkivi. Një zyrtar i lartë i Kremlinit ka minimizuar shanset për një përparim të madh në bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa për të dytën ditë me radhë po zhvillohen bisedime me emisarëve amerikanë dhe rusë. Yuri Ushakov, këshilltar i presidentit rus, Vladimir Putin, për politikën e jashtme, u tha gazetarëve në Moskë më 21 dhjetor se kryenegociatori Kirill Dmitriev thjesht do të kthehet në Rusi dhe do të paraqesë një raport. “Amerikanët po festojnë Krishtlindjet këto ditë. Nuk do të ketë shumë njerëz që do të punojnë”, tha ai. Ushakov gjithashtu hodhi poshtë deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se Uashingtoni kishte propozuar bisedime trepalëshe. “Deri tani, askush nuk e ka diskutuar...