Kostoja e rindërtimit të Ukrainës vlerësohet në rreth 500 miliardë euro

Kostoja e rindërtimit të Ukrainës vlerësohet në rreth 500 miliardë euro

Rindërtimi i ekonomisë ukrainase do të kushtojë afërsisht 588 miliardë dollarë (rreth 497 miliardë euro) gjatë dekadës së ardhshme, njoftuan sot Banka Botërore, Kombet e Bashkuara, Komisioni Evropian dhe qeveria ukrainase. Ky vlerësim, i publikuar në prag të përvjetorit të katërt të fillimit të pushtimit rus, tregon një rritje prej 12 përqind të kostove krahasuar me të dhënat e publikuara një vit më parë, raportoi agjencia britanike Reuters  në faqen e saj të internetit. Kjo është kryesisht për shkak të një rritjeje prej 21 përqind të kostos së rindërtimit të infrastrukturës energjetike të Ukrainës, e cila pësoi më shumë dëme ose shkatërrime sesa vitin e kaluar. Megjithatë, studimi nuk përfshin të dhëna mbi dëmet e shkaktuara nga sulmet intensive ruse ndaj objekteve energjetike ukrainase në...