Zgjedhjet në Kosovë/ Përditësimi i fundit nga KQZ: LVV siguron 49.30% të votave, si renditen partitë e tjera
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të fundit të rezultateve në orën 07:24, ku janë numëruar 900,330 vota nga 1,999,204 gjithsej, ose 45.03% e votave, ndërsa përpunimi i vendvotimeve ka arritur në 99.26%. Sipas këtij përditësimi, renditja e partive politike është si më poshtë: 1.Lëvizja VETËVENDOSJE! kryeson bindshëm me 429,979 vota, që përbëjnë 49.30% të totalit të votave të numëruara. 2.Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 183,258 vota ose 21.01%. 3.Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban vendin e tretë me 118,490 vota, që përfaqësojnë 13.59%. 4.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 49,571 vota apo 5.68%. 5.Lista Serbe (Srpska Lista) ka marrë 41,335 vota, që përkthehen në 4.74%. 6.NISMA Socialdemokrate ka grumbulluar 14,973 vota, ose 1.72%. Procesi i numërimit...
Burimi:
vizionplus.tv