Zgjedhjet në Kosovë, nis sot numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

Zgjedhjet në Kosovë, nis sot numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

Kosova E Premte, 2 Janar 2026 08:50 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ditën e sotme do të nis numërimin e mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora. Konkretisht do të numërohen fletëvotimet nga votimi përmes postës, të cilat janë tërhequr nga dy kutitë postare jashtë Kosovës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi u shpreh se numri i shtetasve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë, ndërsa shtoi se ende nuk është përmbyllur procesi i tërheqjes së fletëvotimeve nga kutitë postare. Ndaj për këtë arsyeje, ende nuk dihet se sa prej këtyre votuesve të regjistruar kanë ushtruar të drejtën e votës. Sipas tij, deri më tani, janë tërhequr më shumë se 28 mijë e 500 pako me fletëvotime, nga dy kutitë postare në Berlin dhe Bernë....