Zgjedhjet në Kosovë: Mbi 99% e votave të numëruara, VV 49,30%, PDK 21,01%, LDK 13,59, AAK 5,68%

Zgjedhjet në Kosovë: Mbi 99% e votave të numëruara, VV 49,30%, PDK 21,01%, LDK 13,59, AAK 5,68%

Në 99,26% të kutive të numëruara deri tani në platformën e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 49,30% të votave apo 429.979 vota, PDK ka 21,01% apo 183,258 vota, LDK 13,59% apo 118,490 vota dhe AAK 5,68% apo 49,571 vota. Sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ, kanë mbetur për t’u numëruar edhe 19 kuti votimi. Pjesëmarrja në zgjedhje sipas përditësimit të fundit në KQZ është 44.99 përqind e qytetarëve me të drejtë vote. Sikurse duket edhe nga rezultatet, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka dalë forcë e para në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura të dielën. Kryetari i LVV-së dhe kandidati për kryeministër, në një dalje për mediat, më herët, e konsideroi rezultatin si fitorja më e madhja në historinë e vendit. Procesi zgjedhor u...