Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Zgjedhjet në Kosovë/ Diaspora voton në përfaqësitë diplomatike
Kosova E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 11:03 Prej orës 7:00 të mëngjesit e deri në orën 19:00 të mbrëmjes, sipas kohës lokale në përfaqësitë e ndryshme diplomatike, diaspora po voton për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Votimi në përfaqësi diplomatike ishte mundësuar për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti, ndërsa më herët kishte qenë i mundur vetëm votimi përmes postës. Procesi i votimit po zhvillohet në 40 vendvotime, që u përkasin 16 ambasadave dhe 13 konsullatave të Kosovës në 18 shtete të huaja. Këtu bëjnë pjesë gjashtë vendvotime në Gjermani, tri në Zvicër, dy në SHBA, dy në Kanada, dy në Itali, dy në Francë, dhe nga një në Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikë, Suedi, Austri, Norvegji, Slloveni, Danimarkë, Turqi, Kroaci,...