Zgjedhjet në Kosovë, 29% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 17:00

Zgjedhjet në Kosovë, 29% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 17:00

Kosova E Diel, 28 Dhjetor 2025 17:25 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në orën 17:00, pjesëmarrja në zgjedhje ka arritur në 29% të qytetarëve me të drejtë vote. Në qendrën më të madhe të votimit në Gjilan, në shkollën “Thimi Mitko”, deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 3,700 qytetarë, rreth 1,000 më shumë se në zgjedhjet parlamentare të kaluara, ku në të njëjtën qendër votuan mbi 2,600 persona. Nga ora 7:00 e mëngjesit, gjithsej 1,999,024 shtetas kanë të drejtë të drejtohen në qendrat e votimit për të zgjedhur legjislaturën e dhjetë të Kosovës. Në zgjedhjet e sotme marrin pjesë 24 subjekte politike me gjithsej 1,180 kandidatë për deputetë. Nga këto, 8 subjekte politike janë të shqiptarëve, me 624 kandidatë që...