Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Lista Serbe voton në mënyrë kolektive në Mitrovicën e Veriut

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Lista Serbe voton në mënyrë kolektive në Mitrovicën e Veriut

Kosova E Diel, 28 Dhjetor 2025 09:19 Pjesëtarë të Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë, kanë dalë për të votuar në mënyrë kolektive nga qendra e Mitrovicës së Veriut, në krye me kryetarin e partisë, Zllatan Ellek. Votimi kolektiv është bërë një praktikë e zakonshme sa herë që Lista Serbe merr pjesë në zgjedhje. Në garë për dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, përveç Listës Serbe, janë regjistruar edhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiçit dhe Lidhja Kosovare e Goran Marinkoviçit.