Zgjedhjet e parakohshme, KQZ e Kosovës mban konferencën e parë: Të gjitha qendrat e votimit u hapën në kohë
Kosova E Diel, 28 Dhjetor 2025 09:03 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës po mban të parën konferencë për shtyp ku jep detaje nga procesi i zgjedhjeve të parakohshme, kur ka kaluar vetëm një orë nga hapja e të gjitha qendrave të votimit. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, bëri të ditur se të gjitha qendrat e votimit janë hapur sipas planit. Në konferencën e parë për media, Elezi tha se materiali zgjedhor, përfshirë fletëvotimet, është shpërndarë me kohë në të gjitha vendvotimet. Ai u bëri thirrje qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të marrin pjesë në zgjedhje. Elezi shtoi se KQZ-ja do të nisë në mbrëmje publikimin e rezultateve preliminare, para orës 20:00.
Burimi:
kohajone.com