Zgjedhja e presidentit të ri, Kuvendi pret kandidaturat

Zgjedhja e presidentit të ri, Kuvendi pret kandidaturat

Kosova E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 20:21 Kuvendi i Kosovës është në pritje të nënshkrimeve nga kandidatët për president, në mënyrë që të veprojë në lidhje me thirrjen e seancës për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Kështu u shpreh kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu pas takimit që zhvilloi me kryetarët e komisioneve parlamentare. “Për këtë çështje duhet të diskutoni me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje. Si Kuvend ne duhet t’i përmbushim përgjegjësitë që kemi. Sapo të kem nënshkrimet, sepse ju e dini që duhet të jenë 30 nënshkrime nga dy kandidatë, do të thërrasim seancën dhe do të procedojmë me këtë çështje. Paraprakisht do të kemi takime me të gjitha partitë politike parlamentare. Sipas interpretimeve, më 4 mars gjithçka do të përfundojë, por nuk mund të...