Zgjedhja e presidentit të ri, Abdixhiku: Marrëveshje ose konsensus i gjerë

Zgjedhja e presidentit të ri, Abdixhiku: Marrëveshje ose konsensus i gjerë

Kosova E Hënë, 23 Shkurt 2026 17:07 Konstruktiv dhe përmbajtësor e ka quajtur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takimin mbi dyorësh me kryeministrin Albin Kurti. Kryetari i LDK-së tha para medieve se për zgjedhjen e presidentit nevojitet marrëveshje klasike mes partive, ose konsensus rreth një emri për të parin e vendit. “Ishte një takim ndërpartiak që diskuton çështjen e ardhshme të zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Jo vetëm. Folëm për të gjitha: politikën e jashtme të Kosovës, çështjen e sigurisë… Janë më pak se nëntë ditë për zgjedhjen e presidentit. Dakordimi i përgjithshëm është se janë vetëm dy rrugë përpara: duhet ose konsensus politik mes faktorëve të vendit dhe ky konsensus duhet të ndërtohet në këto nëntë ditë e ardhshme ose duhet një marrëveshje klasike...