Zgjedhja e Presidentit, kryeministri Kurti takon kreun e LDK-së

Zgjedhja e Presidentit, kryeministri Kurti takon kreun e LDK-së

Kosova E Hënë, 23 Shkurt 2026 16:25 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po takohet me kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku për çështjen e Presidentit. Kurti u takua me kreun e PDK-së Bedri Hamza. Ky i fundit është shprehur se nuk do të jenë pengesë e proceseve shtetërore, por as nuk mbështesin kandidatura që nuk e përfaqësojnë unitetin qytetar. Ai kërkuar reflektim nga ata që kanë përgjegjësi kushtetuese për të propozuar kandidatura me mbështetje të gjerë. Kushtetuta parashikon që zgjedhja e kreut të shtetit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentes aktuale, Vjosa Osmani.