Vuçiç nuk mori pjesë në samit/ BE kritika Kosovës dhe Serbisë: Po pengoni anëtarësimin e njëri-tjetrit!

Vuçiç nuk mori pjesë në samit/ BE kritika Kosovës dhe Serbisë: Po pengoni anëtarësimin e njëri-tjetrit!

Këtë të mërkurë, më 17 dhjetor, u zhvillua në Bruksel samiti BE–Ballkani Perëndimor, pas të cilit liderët evropianë publikuan një deklaratë të përbashkët në të cilën riafirmuan angazhimin e tyre të plotë për anëtarësimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian. Mirëpo në një nga pikat e kësaj deklarate ka një kritikë drejtuar Prishtinës dhe Beogradit. Kjo për shkak të mungesës së marrëdhënieve normale mes tyre. Sipas liderëve të BE-së, dy vendet po pengojnë integrimin e njëri-tjetrit. “Mungesa e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit vazhdon të pengojë të dy partnerët në rrugën e tyre evropiane. Të gjitha marrëveshjet e arritura në Dialogun e lehtësuar nga BE mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të zbatohen, në veçanti Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksi i...