Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Voton Haradinaj, thirrje qytetarëve: Ushtroni të drejtën tuaj për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur votën e tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ka bërë thirrje për qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e votës. “Ju bëj thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të vendosin për Kosovën dhe vitet që do të vijnë. Ky është vendimi i tyre më i madh, dhe është koha për të kontribuar në forcimin e Kosovës,” tha Haradinaj. Kryetari i AAK-së theksoi se pjesëmarrja masive në zgjedhje është thelbësore për të ardhmen e Kosovës dhe për sigurimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetarët e saj.