Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Voton Albin Kurti: Pres që rezultati i zgjedhjeve të jetë i qartë, uroj për pjesëmarrje masive
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka votuar në ambientet e Fakultetit Juridik në Prishtinë. Në një prononcim për mediat, Kurti tha se pret që rezultati i zgjedhjeve të parakohshme të jetë i qartë, teksa shton se shpreson që të ketë pjesëmarrje masive në zgjedhjet e sotme. “Uroj që legjilstura e ardhshme e dhjetë të konstituojë Kuvendin dhe formojë Qeverinë”, tha ai. Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës është 1,999,204 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77,086 votues. Procesi zgjedhor brenda vendit do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2,557 vendvotime...