Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Votimi deri në orën 17:00, shkon në 38% pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë
Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare që po mbahen në Kosovë ka shkuar në 38%, deri në orën 17:00. Në informacionet e përcjella nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë, deri më tani kanë votuar 760 mijë qytetarë, nga rreth 2 milionë votues në total. Shkon në 38% pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare Këto zgjedhje janë tejet përcaktuese për Kosovën, pasi do të vendoset nëse do i jepet fund krizës politike që ka përfshirë vendin prej disa muajsh. Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare të shkurtit të këtij viti, nuk arritën të prodhojnë një shumicë për formimin e qeverisë së re.