“Vota është e shenjtë!”/ Albin Kurti i prerë: S’ka amnisti për komisionerë e individë të përfshirë në manipulime votash!

“Vota është e shenjtë!”/ Albin Kurti i prerë: S’ka amnisti për komisionerë e individë të përfshirë në manipulime votash!

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për hetim gjithëpërfshirës dhe ndëshkim për personat e dyshuar për manipulim të votave brenda partive politike në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Thirrja e Kurtit, liderit të partisë fituese të zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje, vjen pasi autoritetet i ndaluan mbi 100 persona të premten nën dyshimin për keqpërdorim të votave të zgjedhjeve të muajit të kaluar. Kurti – i cili ishte kritikuar për mungesë reagimi ndaj dyshimeve për manipulime të votave kur ato dolën në sipërfaqe javë më parë – tha të shtunën në Facebook se “komisionerë e individë, që në mënyrë klandestine, janë përfshirë në manipulime votash brenda subjekteve politike duke dëmtuar kolegë e subjekte politike nuk kanë amnisti”. Javën e kaluar, Komisioni...