Vjosa Osmanin e preu në besë kryeministri Albin Kurti

Vjosa Osmanin e preu në besë kryeministri Albin Kurti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zbuluar prapaskena të panjohura nga procesi i zgjedhjes së ‘Presidentit të ri’ në krye të shtetit, duke deklaruar se ndërkohë që ajo po përpiqej të siguronte votat e nevojshme, prapa shpinës së saj po punohej me kandidatë të tjerë. Në një rrëfim ekskluzive në Çim Peka Live në SYRI TV, Osmani shprehet se vetëm dy net para skadimit të afatit, asaj iu bë një propozim befasues: të futej në garë formalisht si kandidate kundër Glauk Konjufcës. Osmani thekson se ishte e bindur se do t’i siguronte 81 deputetë në sallë, bazuar në garancitë individuale që kishte marrë nga deputetët, të cilët, sipas saj, nuk kishin ndërmend të bojkotonin procesin. “Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kishin ngritur dorën dhe...