Vjosa Osmani ndan fotot nga takimi me Begajn në Prishtinë: Faleminderit që jeni gjithnjë pranë Kosovës!

Vjosa Osmani ndan fotot nga takimi me Begajn në Prishtinë: Faleminderit që jeni gjithnjë pranë Kosovës!

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidenten Vjosa Osmani, gjatë vizitës që zhvilloi në Prishtinë për 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka ndarë fotografi nga takimi, Presidentja Osmani ka falënderuar Begajn që ka qenë gjithnjë krah Kosovës. “18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës na bëri bashkë me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në një atmosferë festive. Faleminderit që jeni gjithnjë pranë Kosovës dhe qytetarëve tanë, Zoti President!”, ka shkruar Osmani.