Vjosa Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re, ja mesazhi i Presidentes së Kosovës

Vjosa Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re, ja mesazhi i Presidentes së Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka dhënë Albin Kurtit mandatin për formimin e qeverisë së re. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Osmani i uron Kurtit suksese në qeverinë e re. “Sot, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara!”, shkruan Osmani në rrjetet sociale. Sot në mbrëmje pritet të mbahet një tjetër seancë në Kuvendin e Kosovës për formimin e qeverisë së re. Kuvendi është konstitutar të mërkurën në një seancë në të cilën Albulena Haxhiu është zgjedhur kryeparlamentare.