Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Vjosa Osmani hedh votën: Shpresoj të ketë zgjedhje të qeta dhe të rregullta
Kosova E Diel, 28 Dhjetor 2025 12:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ushtruar sot të drejtën e votës në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Pas votimit, ajo uroi që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të qetë, të rregullt dhe demokratike, me pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve. “Përshëndetje për të gjithë. Uroj që sot Republika jonë të ketë zgjedhje demokratike. Po ashtu, uroj që të kemi zgjedhje me pjesëmarrje sa më masive. Shpresoj që rezultatet e këtyre zgjedhjeve të çojnë në krijimin e institucioneve. Jam e bindur se të gjitha partitë politike do të gjejnë një rrugë përpara, në mënyrë që të kemi institucione stabile”, u shpreh presidentja Osmani. Ajo theksoi se zgjedhjet janë një proces i rëndësishëm demokratik dhe shprehu...